Këtë herë ndryshe nga herët e tjera do të doja të flisja për anën kulturore dhe sociale të botës femërore.Në shumë pikëpamje dhe aspekte femrat janë një aset në formimin social dhe ekonomik të vendit ku jetojnë. Ato me aftësitë e tyre të ndryshme ndihmojnë në civilizimin dhe zhvillimin e vendit duke transmetuar dije me dinjitet dhe përgjegjësi tek të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm.
Nisur nga emancipimi dhe arritjet që secila femër duhet të zotërojë persa i përket anës së saj profesionale, një rëndësi të madhe kanë dhe gjuhët e huaja të cilat siç e dimë janë një pasuri e jashtëzakonshme.
Sot është mjaft e vështirë të zotërosh një gjuhë përveç asaj “mëmë”, ja dhe përse shumë njerëz e neglizhojnë mësimin e tyre, ose kënaqen vetëm me disa fjalë të mësuara tutje tëhu. Teknikat dhe metodat e mësimdhënies së një gjuhe të huaj shpeshherë janë të lodhshme dhe ndonjëherë jashtë mase të pakuptueshme aq sa dëshira për të mësuar një gjuhë të re,krejtësisht të panjohur zbehet e zhduket me kalimin e kohës. Në pamje të parë çdo gjuhë ka vështirësinë e saj, por unë jam e mendimit që me përkushtimin dhe metodologjinë e duhur gjithësecili nga ne nuk do ta përjashtonte mundësinë për të mësuar jo vetëm disa fjalë dhe një gramatikë të re por gjithashtu dhe një kulturë e një frymë të re civilizimi dhe qytetërimi.
Duke dashur t’iua demonstroj me shembuj të gjithë këtë artikull do të doja si fillim tiu sillja në fokus intervistën e pedagoges Eda Cauli, e cila me pasion dhe profesionalizëm drejton dhe menaxhon një qendër profesionale të Gjuhëve të huaja “Britannia Academy” në Tiranë. Nëpërmjet kësaj dëshmie të gjallë shpalosen vlerat dhe rëndësia e një gjuhe të huaj, në këto kohëra të vështira pandemie me dëshirën e mirë për tiu përcjellë një mesazh:
Si është qasja me gjuhët e huaja, në këtë kohë pandemie që ka pushtuar vendin?
Edhe pse të gjithë po kalojmë një kohë të vështirë mund të shprehem me bindje se dashuria e një studenti për gjuhën e huaj mbetet po aq e madhe sa edhe me parë.
Gjithësecili, kërkon të pasurojë vetveten me më shumë se një gjuhë të huaj dhe përvec pasaportës së gjuhës Angleze, të gjithë priren të mësojnë edhe një gjuhë tjetër siç është Gjermanishtja apo Frengjishtja, etj.
Fakti i te qenurit kohë vere apo situate jo normale nga virusi, nuk e ul interesin e brezit të ri për tu pajisur me pasaportën e gjuhës apo për tu çertifikuar në një nga provimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja.
Çfarë na bën ne si popull të jemi kaq të lidhur me të mësuarin e gjuhëve?
E mira jonë, e madje unë do ta quaja një aset të vyer është prirja që kemi si popull ndaj të mësuarit të gjuhëve të huaja më shpejt dhe për këtë sigurisht, në ndihmë na vjen edhe Shqipja jonë me strukturën e saj gramatikore dhe fonologjike. Theksi aq i perqasshëm që ne i vendosim artikulimit të fjalëve si gjuhëfolës na dallon nga shumë popuj të tjerë në të mësuarin e një gjuhe të huaj.
Një tjetër element i kaluar është edhe emigrimi ku në vitet 90’ shqiptarët emigruan jashtë,dhe kjo bëri të mësoheshin edhe gjuhët e shteteve përkatës.
Pa harruar këtu që edhe politikat e sotme arsimore iu mundësojnë të rinjve të studiojnë jashtë vendit në programe gjuhëfolëse të huaja, apo nëpërmjet programit Erasmus ose siç është tani shkëmbimi i eksperiencës studentore duke studiuar për nje semestër apo një vit akademik në një universitet partner, të huaj, me anë të marrëveshjeve të ndërtuara mes universiteteve tona dhe universiteteve të caktuara jashtë vendit. Kjo padyshim është një shtysë që motivon të rinjtë të mësojnë me zell dhe më shpejt një gjuhë të huaj.
Nëse do t’i referohesha faktit që dikur ne kemi mësuar gjuhën Italiane nëpërmjet televizionit, dhe madje e zotëruar në një nivel shumë të mirë komunikimi, dëgjimi dhe të kuptuari, përkthehet në faktin që të mësuarit të gjuhëve të huaja për ne është një dhunti e mbështjellë me dashurinë për gjuhët.
Çfarë do të thotë të zotërosh një gjuhë të huaj ?
Do të thotë shumë, padyshim. Do të thotë te njohësh, të kuptosh dhe interpretosh kulturën e një vendi tjetër. Të kuptosh stilin e tyre te jetesës pasi gjuha është pasuria dhe kultura e një vendi dhe e një popullli të caktuar që e bën atë shoqëri të dallohet nga të tjerat.
Një gjuhë e huaj do të thotë një pasaportë e një thesar që e ndjek të zotin e saj kudo e ngado. Është një tjetër mënyrë e të konceptuarit të gjërave. Një proverb e huaj thotë: “Ti jeton një jetë të re për çdo gjuhë të huaj që flet, e nëse zotëron vetëm një gjuhë atëherë jeton vetëm njëherë”.
Si reflektohet dëshira ndaj gjuhëve të huaja, në ditët e sotme?
Sot, padiskutim është tendenca e një kërkese akoma më të madhe. Një dëshirë e cila shpaloset tek ata individë gjuhëdashës dhe studentë të cilët duan të mbarojnë një kurs gjuhe e me padurim të nisin tjetrin. Të çertifikojnë një gjuhë e njëkohësisht të pyesin për detajet, metodat, dhe seancat e një gjuhe tjetër, të huaj.
Britannia Academy, numëron një numër shumë të madh studentësh qe prej vitit 2010 ku edhe çeli dyert e saj. Vijon punën si një qendër profesionale në mësimin e gjuhëve të huaja dhe trajnimin e provimeve ndërkombëtare si IELTS, TOEFL, SAT apo Shkenca në Gjuhën Angleze.
Marrë nga “Kultura e të qënurit femër“, Tetor 2020
https://kulturaeteqenuritfemer.blogspot.com/2020/10/deshira-per-te-mesuar-nje-gjuhe-te-huaj.html?m=1