Të mësojmë italisht!
Britannia Languages Academy ofron kurse të gjuhës italiane për të gjithë ata që janë të interesuar në mësimin e italishtes lidhur me gramatikën, historinë dhe kulturën, por jo vetëm.
Ky kurs ofrohet për të rritur dhe çfarëdo moshe. Gjatë kursit përfshihen shpjegime të strukturave gjuhësore, gramatikës, një shumëllojshmëri ushtrimesh, tema nga më të ndryshmet dhe një fjalor shumë i pasur i përdorimit të gjuhës italiane në mënyrë që të fokusohemi në komunikim të rrjedhshëm të gjuhës. Në përfundim të kursit ne synojmë që studentët tanë të jenë të aftë të flasin italisht pa asnjë pengesë, dhe gjithashtu të pajisen me çertifikate për njohjen e kësaj gjuhe..
Këto kurse fillojnë nga niveli fillestar deri në atë më të avancuar.
Studentët do të kenë mundësi të lexojnë tekste të gjuhës italiane në mënyrë që të përvetësojnë aftësitë e tyre të të kuptuarit, shkruarit dhe të folurit duke u përfshirë në dialogje, të krijuara për tu angazhuar të ndajnë ide dhe mendime. Tekstet që ne punojmë janë nga metodat më të fundit.
Kurset ofrohen individualisht ose në grup, në varësi të nevojave dhe orareve të studentëve me dakordësi ndërmjet palëve. Profesorët tanë janë të kualifikuar dhe të certifikuar në mësimdhënien e kësaj gjuhe.
Gjatë kursit do i kushtojmë rëndësi koncepteve më të rëndësishme të gjuhës italiane që lidhen me kategoritë e emrit, foljes, mbiemrit, përemrit, ndajfoljes etj. Pra do fillojmë gradualisht duke formuar konceptet gramatikore, që në këtë mënyrë të rrisim aftësinë e të formuarit fjali dhe të komunikojmë rrjedhshëm italisht. Ne si staf kemi menduar se bashkëbisedimi mësues-student, apo edhe studentët me njëri-tjetrin t’u jape rezultate të mira studentëve në përvetësimin e gjuhës. Një tjetër element që ne ofrojmë është mësimi online me metoda interaktive. Pra, mësimi regjistrohet në mënyrë që studentët të mund t’i rikthehen për paqartësi të mundshme.
Nivelet: A1, A2, B1, B2, C1, C2
Metodat: Progetto nuovissimo, Espresso Italiano, Easy Italian.
Frekuenca: 30 seanca nga 90 minuta
Kohëzgjatja: 3 muaj
Nr. i studentëve: 3 – 5 minigrupe, ose individuale