Akademi e Licencuar në dhënien e provimeve International ESOL
Britannia Languages Academy, është e miratuar dhe e licencuar të ofrojë provimet ndërkombëtare si; ESOL, SELT LTE dhe Young Learners ESOL. LanguageCert është një organizatë Britanike, e njohur ndërkombëtarisht nga Ofqual dhe korniza Evropiane për gjuhët dhe nga shumë organizata edukimi në mbarë botën, zhvillon dhe ofron provime gjuhësore me cilësi të lartë, të njohura ndërkombëtarisht, që përmirësojnë karrierën, arsimimin dhe mundësitë e jetës së individëve kudo në botë.
LanguageCert International ESOL
LanguageCert International ESOL është një provim i gjuhës angleze i njohur ndërkombëtarisht, me cilësi të lartë dhe sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës (CEFR) për gjuhët e huaja. Këto provime janë të destinuara për folësit e gjuhës angleze jo-amtare në mbarë botën, të cilët duhet të kenë dëshmi të dokumentuara të nivelit të aftësisë së tyre gjuhësore në një nivel akademik ose për qëllime të përgjithshme, si p.sh. dëshmi gjuhe për shkollën, arsye universitare, kontratë pune, vendbanim, etj. Këto provime testojnë në katër aftësi gjuhësore si: të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit të cilat mund të jepen edhe në mënyrë të pavarur nga njëra – tjetra.
LanguageCert Test of English (LTE)
LanguageCert Test of English (LTE) është një provim i gjuhës angleze me shumë qëllime dhe shumë nivele të hartuara sipas CEFR, duke vlerësuar aftësitë e të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit. Ky provim është i destinuar për folësit e gjuhës angleze jo-amtare në mbarë botën, të cilët duhet të ofrojnë dëshmi të dokumentuara të nivelit të tyre të gjuhës angleze për qëllime të përgjithshme, akademike ose specifike të lidhura me punën.
Kandidatët marrin një certifikatë që i vendos në nivelin e duhur CEFR bazuar në performancën e tyre.
LanguageCert Young Learners ESOL
LanguageCert Young Learners ESOL është një grup provimesh të gjuhës angleze të krijuar posaçërisht për kandidatët e rinj (7+ vjeç) në nivelet e para bazike te A1 (Fox) dhe A1 (Owl). Këto provime synojnë të motivojnë fëmijët të përmirësojnë aftësitë e tyre të gjuhës angleze dhe janë ideale për nxënësit që duan të vlerësojnë njohuritë e tyre pasi në përfundim të një kursi anglishteje si p.sh. në një shkollë gjuhe apo në një kamp veror jashtë vendit.