Britannia Languages Academy ofron kurs matematike për arsimin 9-vjecar, të mesëm/maturantë dhe studentë duke ofruar një mundësi te shkëlqyer për t’u përgatitur dhe për të përmirsuar njohuritë tuaja shkencore në matematikë për provimin e Maturës së shkollës së mesme ose në Matematikë të avanuar për qellime studimore në Universitet, etj.
Ky kurs ofrohet për maturantë dhe është projektuar per t’u përshtatur nevojave dhe synimeve të secilit student.
Gjatë kursit përfshihen pregatitje për të gjitha fushat e matemaikës të kërkuara sipas formatit model dhe kurrikulës së Ministrisë së Arsimit në provimin e maturës së shkollës së mesme duke perfshirë algjebrëen , gjeometrinë dhe analizën.Gjithashtu ne pregatisim leskione te strukturuara dhe ushtrime të shumta për të zgjeruar kuptimin dhe për të përmirsuar aftësitë ne zgjidhjen e ushtrimeve.Fokus do ketë edhe në strategjite dhe teknikat e përshatshme për të pergatitur studentin per pyetjet e provimit dhe për të optimizuar kohen gjatë testit.
Studentet do te kene mundesi per të zgjeruar njohuritë dhe per te kuptuar konceptet në matematikë me anë te materialeve, dhe metodave më te fundit. Përfitimet e studentëve do të jenë te shumta ku mes së gjithash studenti do të fitoje siguri dhe vëtebesim në perballjen me provimin e matures apo me testime në lendet shkencore universitare.
Kurset ofrohen individual ose në mini grupe shumë të vogla; në varësi të nevojave dhe orareve të studentëve me dakordësi ndërmjet palëve. Profesorët tanë janë të kualifikuar dhe të certifikuar në mësimdhënien e lëndëve shkecore.
Gjate kursit do ti kushtojmë rëndësi provimeve dhe vlerësimit periodik per te monitoruar zhvillimin dhe suksesin e studenteve, gjithashtu profesoret tane synojnë përgatitje efektive te studenteve per provimet e larta akademike apo konkurrimet shkencore. Ne si staf kemi menduar se bashkëbisedimi mësues-student, apo edhe studentët me njëri-tjetrin t’u jape rezultate të mira studentëve në përvetësimin e lendes.
Një tjetër element që Britannia Academy ofron është mësimi online tepër interaktiv. Pra, mësimi regjistrohet në mënyrë që studentët të mund t’i rikthehen për paqartësi të mundshme edhe më pas.