Rreth Mësuese Almës
Alma ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në degën Mësuesi në Gjuhë Angleze.
Ajo ka eksperiencë të gjerë në mësimdhënie me grupmosha dhe nivele të ndryshme, duke ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të forta gjuhësore dhe komunikative.
Me përkushtim dhe pasion për mësimdhënien, Alma krijon një atmosferë pozitive dhe motivuese për çdo student.
Krahas mësimdhënies me shumë profesionalizëm në Britannia Academy, zysh Alma zotëron edhe një eksperiencë të gjatë në përkthimet anglisht – shqip dhe anasjelltas. Ajo shquhet si zysha më energjike dhe e apasionuar pas leximit dhe interpretimit të librave në “Britannia Book Club”. Hobi i saj është fotografia. Përveç anglishtes, Alma zotëron edhe njohuri të gjuhës turke, gjë që e pasuron përvojën e saj ndërkulturore në klasë.
Me kontaktoni
Adresa: Rruga “Vaso Pasha”, perbri “Vesa Center”, Bllok
Tirana, Shqiperi
Email: info.britanniaacademy@gmail.com
Phone: (+355) 69 4864 047




