Ofrojmë përkthime zyrtare në anglisht – shqip dhe anasjelltas.
Staf i kualifikuar, cilësi dhe korrektësi. Në rast studimesh, vizë pune, turistike etj, zyra jonë ndjek rrugëtimin e dokumentacionit, përkthen, noterizon dhe ofron konsulencë për një rrugë më të shpejtë dhe më të sigurt.
Objektivat kryesore të përkthimeve tona janë saktësia, cilësia, qartësia, besnikëria dhe fleksibiliteti. Ne e transferojmë me saktësi kuptimin e materialit burimor në një gjuhë tjetër. Të gjitha materialet e shprehura i qëndrojnë besnike burimit. Për të shprehur saktësinë duhur ne kemi përkthyes të kualifikuar. E gjithë kjo duke i kushtuar vëmendje detajeve dhe duke zgjedhur fjalë ose fraza të përshtatshme që janë sa të qarta po aq edhe të sakta. Gjithashtu ju ofrojmë disponibilitet, shërbime online dhe afate të shkurtëra/pak kohë pas dhënies së porosisë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një përkthim biznesi ose, punë kërkime, përkthim i dokumenteve zyrtare për autoritetet të ndryshme; kompania jonë e përkthimit garanton respektimin e afatit dhe saktësi terminologjike. Keni nevojë për një përkthim të vërtetuar të dokumenteve zyrtare si certifikatë shkolle, certifikatë martese ose çfarëdo dokumentacioni tjetër nga një përkthyes i certifikuar? – Ne do të ishim më se të kënaqur t’ju shërbejmë!