Çfarë është testi SAT ?
Testi SAT (Scholastic Aptitude Test) është test standard për nxënësit e shkollës së mesme i cili mat sa sa i pergatitur akademikisht është nje kandidat për universitet. Pra të themi ndryshe SAT eshte provim pranues per universitetet amerikane dhe universitete te tjera. Konsiderohet test shume i rendesishem dhe prej shume zyrtareve te pranimit ne universitet numerohet si test kyç per fitim te bursave ne universitetet amerikane por jo vetëm. Është test që hapë dyert e mundësive për mbështetje financiare nga universiteteti dhe shume nxenes ne shkolle te mesme, nga e gjithë bota, e kryejne SAT që më pas të mund të vijojne studimet e tyre me bursa. Përgatitu për testin SAT me një shumëllojshmëri materialesh, kursesh dhe trajnimesh në klasë ose Online nga Britannia Languages Academy. Britannia LanguagesAcademy ju ofron trajnime dhe kurse përgatitore, libra dhe materiale bashkekohore, seminare dhe regjistrime per provimin.
Disa veçori të provimit
Përbëhet nga pyetje të cilat kërkojnë njohuri të mjaftueshme, praktikë dhe mprehtësi.
Analizon se sa të përgatitur jeni për këtë testim dhe jo sesa të zgjuar jeni.
Ka 1600 pikë, 800 prej tyre i përkasin seksionit të gjuhës angleze dhe 800 matematikës.
Testimi SAT
Testimi zgjat 3 orë, ose 3 orë e 50 minuta nëse zgjidhni të shkruani edhe esenë opsionale prej 50 minutash. Sigurohuni që të hulumtoni nëse shkolla që ju intereson e kërkon esenë apo jo. SAT përbëhet nga:
Gjuha angleze e cila përfshin – leximin, gjuhën dhe të shkruarit, si edhe esenë. Matematika e cila përbëhet nga testi ku nuk përdoret makina llogaritës (20 pyetje, 25 minuta) dhe pjesa tjetër ku lejohet makina llogaritëse (38 pyetje, 55 minuta)
Seksioni i Leximit
Qëllimi kryesor i testit të leximit është të masë aftësinë tuaj për të kuptuar fjalët në kontekst, si dhe për të gjetur e analizuar faktet e dhëna. Ai zgjat 65 minuta dhe përbëhet nga 52 pyetje, të cilat bazohen në këto pjesë leximi e mund të kombinohen me grafikë informativë, siç janë tabelat apo diagramet.
Seksioni i Shkrimit dhe i Gjuhës
Ky seksion zgjat 35 minuta dhe përbëhet nga 44 pyetje, të cilat gjithashtu janë të bazuara në tekste akademike dhe pyetjet lidhen me:
- korrigjimin apo redaktimin e një teksti
- ndryshime në organizimin e paragrafëve dhe përmbajtjen e krejt tekstit.
Mund të hyni disa herë dhe shumica e universtiteve e marrin rezultatin më të lartë ose mesataren e rezultateve.
Në lidhje me fitimin e bursave është një kriter që e percakton universiteti ku do të studioni. Përveç se në Amerikë ky test është dominant edhe në dhjetra e qindra universitete anglishtfolëse në Evropë dhe vende tjera si psh Turqia, Kanada etj poashtu e kanë si kriter per pranim në Universitet dhe fitim të bursave.