Edukimi i lartë shihet si një hap i mëtejshem për dikë që do t’a përmirësoje veten e tij/saj në një fushë të caktuar. Për më tepër, standardet e edukimit të lartë në Mbretërine e Bashkuar për një kohë të gjatë, kanë qenë standardet që institucionet e edukimit në mbarë botën kane ndjekur. Për këtë arsye shumë njerëz synojnë të ndjekin edukimin e larte në Mbretërine e Bashkuar duke qene se mundësite për zhvillimin e karrieres së tyre për të ardhmen jane më të larta. Qe nga 1960 edukimi në MB është zgjeruar, me shumë e më shumë të rinj me dëshirën për të studiuar në universitete prestigjoze. Por, në vitet e fundit edukimi i lartë, specifikisht në Mbreterinë e Bashkuar ka hasur disa sfida. Dy nga arsyet kryesore për këto sfida dhe të cilat kane ndikuar studentët dhe universitetet në të përballurit me veshtiresi janë Brexit dhe pandemia Covid-19.
Sfida e pare për edukimin e lartë në MB është Brexit, tërheqja e Mbreterisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian në Janar të 2020. Kjo lëvizje do të kishte një impakt si tek studentet edhe tek universitetet. Pikë se pari, fondet për kërkimet shkencore nga burimet e Bashkimit Europian do të humbeshin, gjithashtu do të ishte më e vështire se më parë per punësimin e stafit akademik nga Europa dhe së fundmi studentët nga MB nuk do të mund të studionin jashtë vendit si përpara Brexit. Sipas një artikulli rreth Brexit nga Ludovic Highman në vitin 2017, pas largimit të MB nga BE, universiteteve do t’i duhej ti gjeneronin fondet nga industria dhe bizneset vendase, gjithashtu edhe nëpërmjet zgjerimit të partneriteteve. Për më tepër, disa pasiguri do të shfaqeshin për sa i përket stafit dhe studentëve që vinin nga vendet Europiane, për të punuar dhe studiuar në universitetet në MB. Statusi i tyre duhet të qartësohej për të shmangur mëdyshjet. Të qenit të paqartë në shumë gjëra, sipas Highman “nuk do të ndihmonte në krijimin e nje imazhi mikpritës global për edukimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Sipas një tjetër publikimi nga William Locke dhe Giulio Marini, pasi u vendos nga referendumi i 2016 se vendi duhej të tërhiqej nga Bashkimi Europian, ekzistonin frikëra se akademikët e huaj do të largoheshin nga MB. Përpara këtij vendimi numri i stafit akademik dhe studenteve nga vende të huaja ishte rritur me shpejtësi. Pas ketij vendimi Mbreteria e Bashkuar do të dukej si një vend i izoluar dhe anti-emigrant, duke cuar kështu në përcarjen e internacionalizmit te akademikeve në MB. Një tjeter artikull sesi Brexit ndikon edukimin e lartë tregon se “41.9% e shkollave te biznesit e konsiderojne te mundur humbjen e stafit nga BE dhe 41.5% hasen me vështiresi në rekrutimin e stafit nga vendet e BE gjatë viteve 2017-2018.”
Sfida tjeter me të cilën është përballur edukimi i lartë në MB eshte pandemia e Covid-19. Kur pandemia u shfaq fillimisht një nga sfidat kryesore me te cilen universitetet duhet te perballeshin ishin vështiresite financiare. Ato do te hasnin një humbje në tarifat e studimeve dhe nje fond te limituar per kërkimet shkencore, pavaresisht masave që u moren nga qeveria për të mbështetur universitetet. Bazuar në një tjeter publikim nga Danail Popov dhe Alex Isard, tregohet se pandemia shkaktoi një rënie të numrit te studentëve ndërkombëtarë duke qenë se udhëtimet nuk lejoheshin dhe kushtet ekonomike nuk ishin si më parë. Shumë universitete kaluan ne mësimin online, pagesa e tarifave për këto studentë që donin të kishin një edukim ballë për ballë, nuk dukej me vlere dhe situata shkaktonte shume pasiguri per të ardhmen. Pas izolimit si pasoje e pandemisë, për studentet ndërkombetare pranimi do të ndikohej dhe universitetet filluan te konsiderojnë reduktimin e tarifave në menyrë që ata të mund te studionin në distancë. Për sa i perket universiteteve, kjo zgjidhje e menduar do te ndikonte sërish në të ardhurat e tyre, gjithashtu per shkak te kufizimeve për te udhëtuar atyre u duhej te zëvëndësonin studentët ndërkombëtare me ato vendas. Kjo do të thoshte që universitetet e renditura më poshtë do te kishin humbje të studenteve, dhe universitetet përgjate MB do të humbisnin tarifat nga pranimet e studentëve ndërkombëtare. Nga ana tjeter, këto studentë të huaj do të humbisnin mundesinë për të studiuar në nje institucion prestigjoz dhe studentët nga MB do të perfitonin duke ndjekur një universitet të cilin nuk do të mund ta ndiqnin para pandemisë.
Situata gjithashtu ndikoi ne procesin e të mësuarit dhe mireqenies së studentëve. Një pikë që vlen të përmendet dhe qe ka kontribuar në këtë cështje, është kalimi nga mësimi në klasë në atë online. Shumë lënde, si ato që kishin nevojë për laboratorë, nuk do te trajtoheshin si zakonisht. Perveç kesaj, situata ndikoi dhe në mirëqenien e studenteve, duke qene se ata duhet te përshtateshin me metoda të tjera të të mesuarit. Teknologjia do te ishte e përfshire në cdo hap te procesit mesimor dhe jo te gjithë individet pershtateshin shpejt me ndryshimet, duke cuar keshtu në një humbje të aftësisë për të studiuar. Në nje studim të kryer me studente te universitetit të Oksford se si pandemia ndikonte ne mireqenien dhe procesin mesimor, u vezhgua se 23.3% e studenteve të Oksford kishin vështirësi për tu përshtatur me metodën e re të mësimit online. Arsyet për këto vështiresi ishin: mungesa e hapesirave të qeta për të studiuar, mungesa e shokëve dhe detyrat e ngarkuara që duhet të bëheshin jashtë mjedisit te zakonshëm. Praktikat profesionale u anulluan dhe studentet ishin me të drejtë të shqetësuar rreth zhvillimit te tyre në lëndë që kërkonin udhetime ne terren dhe laboratore. Studentët që morën pjesë në studim gjithashtu shfaqën ankth të shtuar, mungesë aktiviteti fizik dhe mungesë kohe të lirë të cilat ne mënyrë direkte ndikojnë në mirëqenien e tyre.
Cfarëdo që do të sjellë e ardhmja, studentët dhe universitet duhet të jenë të përgatitur për sfida të reja dhe gjetjen e mënyrave alternative per t’u perballur me to.
Referenca:
https://www.ucas.com/undergraduate/applying-university/international-and-eu-students/why-study
https://www.government.nl/topics/brexit/question-and-answer/what-is-brexit
https://doi.org/10.1093/oxrep/grx012
http://irep.ntu.ac.uk/id/eprint/32687/1/10161_Tsiligiris.pdf
https://doi.org/10.1093/oxrep/grab043
https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/feduc.2020.582882/full#B36