Shumëgjuhësia sot
Në ditët e sotme njerzit kanë tendencën të jenë më shumë se dygjuhësh, pra shumëgjuhësh. Kjo vjen si rezultat i një sërë arsyesh pozitive. Së pari, sepse jemi të ekspozuar në mjedise ku flitet më shumë se një gjuhë, rrethohemi nga njerëz të kombësive të ndryshme që mund të jetojnë pranë nesh ose që punojnë me ne dhe le të mos harrojmë faktin që në ditët e sotme jemi të rrethuar nga informacione dhe materiale shumëgjuhëshe ku shpesh na duhet të bejmë kërkime në gjuhë të huaj apo të përkthejmë një përshkrim medikamenti nga vendi i tij i origjinës. Të gjitha këto bejnë që ekspozimi të jetë i madh, i pandarë dhe i pandalshem do ta quaja.
Si ndikon shumëgjuhësia në karrierë?
Të jetuarit në një mjedis shumëgjuhësh bën që individi të identifikojë shumë lehtë fjalët e një gjuhe tjetër e cila në fakt nuk është gjuha e tij amtare. Kjo ka ndikuar në të gjitha komunitetet ku fliten shumë gjuhë. Studime të ndryshme, ndër vite kanë treguar së njerzit që flasin dy gjuhë perceptojnë shumë herë më shpejtë në detyrat e tyre krahësuar me ata që flasin vetëm një gjuhë dhe që duhet të përqednrohen shumë herë më shumë në punën e tyre për të gjetur qoftë edhe një fjalë të vetme. Një studim nga Universiteti i Chicagos ka treguar se femijët dy gjuhësh zhvillojnë një teori të mendjes, e ashtuquajtura “theory of mind” gjatë ekspozimit të tyre në mënyrë të rregullt ndaj një gjuhe tjetër dhe gradualisht ata fillojne të kuptojnë edhe se cfarë kanë ndërmend të tjeret kur hasen në biseda me ta.
Për shembull, nese i referohemi një artikulli botuar në gazetën “The Economist”, personat dygjuhësh mund të vuajnë nga crregullime të lehta të kujtesës, të menduarit dhe të vepruarit, ajo që ndryshe quhet si “dementia” rreth kater vite më vonë se sa personat njëgjuhësh pasi ata kanë një përparësi në “kontrollin ekzekutiv” të të berit të gjerave apo kryerjen e detyrave komplekse, përfshirë këtu përqendrimin e vëmendjes, injorimin e informacioneve të parëndesishme dhe në përditësimin e memories në punë. Ndërsa këta të fundit përqendrohen vetëm në ciklin e tyre më të ngushtë dhe konsumimi mendor mendohet të jetë në një shkallë më të lartë.
Edukimi shumëgjuhësh
Një njeri shumë gjuhë, është shprehja që zë vend më së miri në ditët e sotme dhe një rol shumë të rendesishem në edukimin shumëgjuhësh e luajnë prindërit të cilët duhet të tregohen tepër të kujdesshëm që të mos i përziejnë gjuhët në komunikimin e tyre me fëmijët. Prindërit janë një motivim për ta dhe kur flasin një gjuhë ata duhet t’a ruajnë atë linjë deri në një përvetesim të mirë të gjuhës së nisur dhe njëherazi duke mbajtur një qendrim pozitiv karshi gjuhës së vet (amtare). Përkrahja në mësimin e gjuhës së parë të fëmijës është shumë e rëndësishme. Po aq sa është e rëndësishme.edhe përkrahja në mësimin e gjuhës së ambientit, në të cilin femija jeton.
Përkrahja e gjuhës amtare
Ekzistojnë një sërë mënyrash të cilat mund të ndihmojnë në përkrahjen e gjuhës amtare dhe ndër to mund të përmendim rolin e prindërve që ju lexojnë fëmijëve libra, në mënyrë të rregullt, në gjuhen amtare. Nena dhe babai duhet të nxisë dhe përkrah gjuhën e parë të fëmijes, ose e quajtur ndryshe gjuha e familjes. Gjithashtu integrimi dhe eskpozimi i fëmijës në një rreth kulturor e gjuhësor ku individë të tjerë flasin po të njejtën gjuhë, bën që fëmija të jetë në kontakt të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me gjuhën amtare. Gjithashtu, vendosja e filmave me përmbajtje kulturore apo edukative të vendit të origjinës ndihmon shumë në perceptimin e duhur të gjuhës amtare tek fëmijët.
Promovimi i gjuhës së huaj
Në ditët e sotme janë të pranishme shumë programe, metoda apo koncepte specifike të cilat ndihmojnë në promovimin e njohurive të gjuhës se huaj. Le të sjellim në vemendje kopshtet, shkollat, klubet e leximit, mësimet pas shkolle (after school) dhe kurset përgatitore të cilat janë promovimi kryesor i gjuhës së huaj. Për shembull, nëse një fëmije nuk flet ende mirë një gjuhë, atij i vijnë në ndihmë programet për promovimin e gjuhës apo klasat për mësimin e gjuhës, të cilat ofrojnë gjithë informacionin e duhur dhe këshilla të dobishme.
Shpesh, në të kaluarën, përdorej shprehja “Një njeri, një gjuhë”, sot mund të shprehemi bindshëm “Një njeri shumë gjuhë”, teksa jetojme në një botë globale.
Burimi
https://edacaulieltstrainer.blogspot.com/2022/08/shumegjuhesia-ne-ditet-e-sotme.html