



OLIMPIADA E ANGLISHTES SiL
(SiL ENGLISH OLYMPIAD 2026)
MUNDËSI E ARTË PËR NXËNËSIT DHE SHKOLLAT
Në botën e edukimit, zhvillimi i aftësive gjuhësore është një hap i rëndësishëm për arritjen e suksesit gjuhësor, professional e më tej atë akademik. Pikërisht për këtë arsye, kemi kënaqësinë të prezantojmë për herë të parë në Shqipëri dhe vetëm në Akademinë Britannia zhvillimin e SiL English Olympiad 2026, një test i avancuar dhe rigoroz që ka fituar njohje ndërkombëtare kudo në botë sepse është hartuar nga studiues të shquar të Universitetit të Oksfordit dhe të Kembrixhit (Oxbridge) dhe mbështetet në kërkime të thella për të ofruar një vlerësim të saktë të aftësive gjuhësore të nxënësve nga klasat 1-10. Testi do të zhvillohet nga 19 deri më 30 Mars 2026, në mbarë botën, dhe ofron mundësi të shkëlqyera për nxënësit dhe shkollat.
Në SHQIPËRI E KOSOVË OLIMPIADA SiL do të zhvillohet në datat 26–27-28 Mars 2026 në zyrat e Britannia-s dhe kudo në Shqipëri e Kosovë.
ÇFARË ËSHTË OLIMPIADA SIL?
Olimpiada SiL është një garë e avancuar për vlerësimin e aftësive në gjuhën angleze, e zhvilluar nga specialistë të Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit të Kembrixhit. Testi është i bazuar në Kurrikulën Kombëtare të Britanisë së Madhe dhe përfshin një vlerësim të plotë të aftësive gjuhësore, përfshirë leximin, gramatikën dhe fjalorin. Ky është një test që do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë fuqitë dhe fushat ku mund të përmirësohen, duke ofruar gjithashtu raporte të thelluara për shkollat për të përmirësuar strategjitë e mësimdhënies.
OBJEKTIVAT E OLIMPIADËS:
- Vlerësimi i Aftësive Gjuhësore – Ofron një vlerësim të plotë të aftësive në gjuhën angleze, duke përfshirë leximin, gramatikën dhe fjalorin, të gjitha të bazuara sipas Kurrikulës Kombëtare të Britanisë së Madhe.
- Identifikimi i Fuqive dhe Fushave për Përmirësim – Ofron informacion të detajuar për performancën e nxënësve, duke ndihmuar ata të identifikojnë pikat e forta dhe ato ku mund të rriten.
- Mbështetje për Shkollat në Zhvillimin e Gjuhës – Ofron raporte të thelluara për shkollat, duke i mundësuar mësuesve të rafinojnë strategjitë e mësimdhënies dhe të përmirësojnë mësimin e gjuhës angleze.
- Inkurajimi i Ekselencës Akademike – Ndihmon nxënësit të sfidojnë veten për të arritur nivele më të larta në aftësitë e gjuhës dhe krijon një kulturë të ekselencës linguistike.
- Përqendrimi në Performancën Kombëtare dhe Ndërkombëtare – Nxënësit dhe shkollat mund të krahasojnë performancën e tyre me atë të institucioneve të tjera në një shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke vendosur objektiva të qarta mësimore.
DETAJET E OLIMPIADES:
- Datat e Konkursit: 26-27-28 Mars 2026 (afërsisht 75 minuta).
- Pjesëmarrësit mund të zgjedhin datën dhe orën gjatë regjistrimit.
- Certifikatë zyrtare: Pas provimit, nxënësit do të vlerësohen me një certifikatë pjesëmarrjeje me cmimet (gold, silver, bronze) sipas meritokracisë përkatëse.
- Fletë-rezulate të detajuara në varësi të përgjigjeve për cdo nxenës.
- Rankim në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, një mundësi e shkëlqyer për të njohur arritjet e tyre gjuhësore e akademike dhe për t’u motivuar për sfida të reja.
- Ata që kualifikohen me rezultate të arrira, do të kenë mundësinë të bashkohen në Raundin Global Final në Dhjetor 2026 në Oxford, Angli, UK. (detajet për këtë, do të mundësohen nga Britannia Academy).
EKIP I SPECIALIZUAR
Testi është hartuar nga absolventë të Departamentit të Edukimit të Universitetit të Oksfordit dhe mbikëqyret nga specialistë të njohur të Oksfordit dhe Kembrixhit, duke garantuar një vlerësim të saktë dhe të besueshëm. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre në një test të zhvilluar nga disa nga mendjet më të ndritura të fushës së edukimit.
PSE DUHET TË MERRNI PJESË?
Ky konkurs ofron një mundësi të shkëlqyer për nxënësit nga klasa 1 në të 9, që duan të sfidojnë veten dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore në një mjedis ndërkombëtar. Për shkollat, është një mundësi për të marrë vlerësime të detajuara dhe të besueshme mbi nivelin e gjuhës së nxënësve, duke i ndihmuar ato të përmirësojnë mësimdhënien dhe të rrisin nivelin e arritjeve gjuhësore nëpër klasa.
AFATI I REGJISTRIMIT
Për t’u regjistruar, nxënësit duhet të aplikojnë deri më 15 Mars 2026, në zyrat e Akademisë Britannia 1 dhe 2.
Nuk duhet të humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme!
Zyra: +355 69 48 64 047

