Të mësojmë anglisht!
Britannia Languages Academy ofron kurse të gjuhës angleze për të gjithë ata që janë të interesuar në mësimin e anglishtes. Ne ofrojmë kurse me ritëm normal, intensive dhe super intensive.
Profesorët tanë janë të kualifikuar dhe të certifikuar në mësimdhënien e kësaj gjuhe. Për më tepër kemi edhe profesorë të cilët janë Native American and British. Me përvojë shumëvjecare, dhe me një staf të dedikuar në Britannia Languages Academy ju vjen në ndihmë të të mësuarit në mënyrë efikase. Ne si staf kemi menduar se bashkëbisedimi mësues-student, apo edhe studentët me njëri-tjetrin t’u japë rezultate të mira studentëve në përvetësimin dhe komunikimin rrjedhshëm të gjuhës.
Ky kurs ofrohet për të rritur të çfarëdo moshe. Librat janë të hartuar në mënyrë që studentët të zhvillojnë të katër aftësitë gjuhësore, si: lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim, duke u përfshirë në dialogje, të krijuara për tu angazhuar të ndajnë ide dhe mendime dhe duke bërë një shumëllojshmëri ushtrimesh, tema nga më të ndryshmet dhe një fjalor shumë të pasur.
Tekstet që ne punojmë janë nga metodat më të fundit Britanike.
Gjatë kursit i kushtojmë rëndësi koncepteve më të rëndësishme të gjuhës që lidhen me kategoritë e komunikimit, pasurimit te fjalorit, shqiptimin e duhur të fjalëve, gramatikën kryesore, etj. Pra do të fillojmë gradualisht duke formuar konceptet gramatikore dhe fjalorin bazë, që në këtë mënyrë të rrisim aftësinë e të formuarit fjali dhe të komunikojmë rrjedhshëm anglisht. Në përfundim të kursit ne synojmë që studentët tanë të jenë të aftë të flasin pa asnjë pengesë, dhe gjithashtu të pajisen me çertifikate për njohjen e gjuhës.
Kurset ofrohen individualisht ose në mini grupe shumë të vogla, në varësi të nevojave dhe orareve të studentëve me dakordësi ndërmjet palëve duke filluar nga niveli fillestar deri në atë më të avancuar.
Një tjetër element që ne ofrojmë është mësimi online me metoda interaktive. Pra, mësimi zhvillohet “live” në klasë dhe njëherazi regjistrohet në mënyrë që studentët të mund t’i rikthehen për paqartësi të mundshme.
Nivelet: A1, A2, B1, B2, C1, C2
Metodat: Cambridge, Macmillan
Frekuenca: 30 seanca nga 90 minuta
Kohëzgjatja: 3 muaj
Nr. i studentëve: 3 – 5 minigrupe, ose individuale