Akademi e Licencuar në dhënien e provimeve Cambridge English
Britannia Languages Academy, është e miratuar dhe e licencuar të ofrojë provimet ndërkombëtare të Cambridge English që janë A2 Key -C2 Proficency;
B1- Preliminary English
B2- First Certificate in English
C1- Certificate in Advanced English
Këto janë provime të njohura ndërkombëtarisht nga institucioni akreditues Ofqual, Korniza ePërbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët e Huaja (CEFR) si edhe nga shumë institucione të ndryshme arsimore në mbarë botën. Janë provime gjuhësore me një cilësi të lartë e të njohura ndërkombëtarisht, që përmirësojnë karrierën, arsimimin dhe mundësitë e jetës së studentëve apo individëve në mbarë botën.
Cambridge English Exams
Provimet Cambridge English janë të destinuara për folësit e gjuhës angleze jo-amtare në mbarë botën, të cilët duhet të kenë dëshmi të dokumentuara të nivelit të aftësisë së tyre gjuhësore në një nivel akademik ose për qëllime të përgjithshme, si p.sh. dëshmi gjuhe për shkollën, arsye universitare, kontratë pune, vendbanim, etj. Këto provime testojnë në katër aftësi gjuhësore si: të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit të cilat vlerësohen në mënyrë të pavarur nga njëra – tjetra.
Cfare ofrojme ne ?
Në Britannia Languages Academy, ne ndërtojmë të ardhmen tuaj hap pas hapi. Si qendër zyrtare trajnimi dhe rregjistrimi për certifikimet Cambridge, ofrojmë përgatitje cilësore dhe regjistrime zyrtare për të gjitha nivelet, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Nga A2 Key deri në C2 Proficiency, programet tona janë të dizajnuara sipas standardeve të Cambridge Assessment English, duke garantuar rezultate reale, certifikime të njohura ndërkombëtarisht dhe një përvojë profesionale trajnimi.
Në Britannia Academy do të gjeni:
🔹 Trajnime të strukturuara dhe praktike
🔹 Staf i certifikuar dhe me eksperiencë
🔹 Materiale origjinale Cambridge
🔹 Teste provë dhe mbështetje gjuhësore të vazhdueshme
🔹 Rregjistrim zyrtar pa stres
Në Britannia, nuk përgatiteni thjesht për një provim — ndërtoni një të ardhme akademike dhe profesionale të sigurt.




