Shqip për të huaj
Britannia Languages Academy ofron kurse të gjuhës shqipe për të huajt që janë të interesuar në mësimin e koncepteve kryesore lidhur me të folurën, historinë dhe kulturën e gjuhës shqipe, por jo vetëm.
Ky kurs ofrohet për të rritur të çfarëdo moshe. Gjatë kursit përfshihen shpjegime të gramatikës së gjuhës shqipe, një shumëllojshmëri ushtrimesh, tema nga më të ndryshmet dhe një fjalor shumë i pasur i përdorimit të gjuhës shqipe. Në përfundim të kursit ne synojmë që kursantët të jenë të aftë të flasin shqip pa asnjë pengesë, dhe gjithashtu të pajisen me konceptet kryesore tëkulturës shqiptare.
Këto kurse fillojnë nga niveli fillestar deri në atë më të avancuar.
Studentët do të kenë mundësi të lexojnë tekste të gjuhës shqipe në mënyrë që të përvetësojnë aftësitë e tyre të të kuptuarit, shkruarit dhe të folurit duke u përfshirë në dialogje, të krijuara për tu angazhuar të ndajnë ide dhe mendime. Tekstet bazë që ne punojmë janë metoda të mirëfillta të gjuhës shqipe si:
“Albanian for foreigners”
“Discovering Albanian”
“Gjuhë Shqipe 1 dhe 2”
“Gramatika e Shqipes per te huaj”.
Kurset ofrohen individualisht ose në mini grup shumë të vogël, në varësi të nevojave dhe orareve të studentëve me dakordësi ndërmjet palëve.
Gjatë kursit i kushtohet rëndësi koncepteve më të rëndësishme të gjuhës shqipe që lidhen me konceptet gramatikore dhe fjalorin, që në këtë mënyrë të rrisim aftësinë e të formuarit fjali nga më të thjeshtat deri te ato të përbërat. Ne si staf kemi menduar se bashkëbisedimi mësues-student, apo edhe studentët me njëri-tjetrin t’u jape rezultate të mira studentëve në përvetësimin e gjuhës shqipe. Një tjetër element që ne ofrojmë është mësimi online me metodat interaktive. Pra, mësimi zhvillohet “live” në klasë dhe gjithashtu regjistrohet në mënyrë që studentët të mund t’i rikthehen më pas për paqartësi të mundshme.
Niveli: A1, A2, B1, B2, C1, C2
Metoda: Shqip për të huajt
Frekuenca: 30 seanca nga 90 minuta
Kohëzgjatja: 3 muaj
Nr. i studentëve: 2 – 3 minigrupe, ose individuale